Nënë Tereza.
Pranoje, këtë flijim o Zot, Dëshmi e përbetimit që të dashuroj, Ndihmoi gjallesës Tënde sot Që emrin do të ta madhëroj!
Si shpërblim, Të lus o i Hirt', O Ati ynë plot mirësi Të më japësh vetëm atë shpirt Atë shpirt që - veçse Ti e di<<.
Dhe t'imtë, të pastër si n'ag vere vesojnë Të valët lot rrjedhin qetë, me mall, Që betimin për Ty prore e madhërojnë Për të madhin blatim që tani u shpall.
Gonxhe Bojaxhiu 9.Xll.1928, gjatë udhëtimit për në Indi